Celta pengesa drejt finales për United, Ajaksi përballet me Lionin

Postuar më: 21 April 2017 12:52

Ajaksi kundër Lionit dhe Celta Vigo kundër Manchester United.

Këto janë dy sfidat gjysmëfinaliste të përcaktuara nga shorti për Ligën e Europës.

Holandezët, që eleminuan Shalken në çerekfinale, do të luajnë ndeshjen e parë në shtëpinë e tyre, ndërsa United i Mourinhos me gjasa do të luajë pa Ibrahimovic të dëmtuar ndeshjen e parë në Spanjë ndaj Celtas.

Ndeshjet e para do të luhen më 4 maj, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.

Finalja e madhe luhet më 24 maj në “Friends Arena” të Stokholmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *