Bushati: Mesazh i qartë edhe nga SHBA, tani opozita duhet të dalë nga çadra

Postuar më: 21 April 2017 10:12

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë zyrtare në SHBA, ku ka marrë mbështetjen e tyre për vazhdimin e reformave në drejtësi.

Bushati është takuar me zv. Sekretarin e Shtetit Tom Shannon, i cili ka përsëritur thirrjen që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje.

Ministri shkruan më tej në Facebook, se pas mesazheve të qarta të BE, Gjermanisë dhe SHBA, PD duhet të dalë nga çadra.

Postimi i plotë i Bushatit

Në Washington pata një takim të përzemërt me zv. Sekretarin e Shtetit Tom Shannon

Mirënjohës për “mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për zbatimin e reformës në drejtësi si dhe angazhimin e përbashkët në mbrojtje të vlerave të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut”.

Thirrja e SHBA-ve është më e qartë se kurrë, që: “të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

Uroj që pas mesazheve të qarta nga BE-ja, Gjermania, dhe së fundmi SHBA, Partia Demokratike të dalë nga çadra, të pushojë diversionet dhe baltën ndaj miqve ndërkombëtarë, dhe të marrë përgjegjësitë përpara votuesve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *