Bllokohen nga bankat në vend, 750 mln euro depozita të shqiptarëve u jepen kredi të huajve

Postuar më: 20 April 2017 17:44

Kursimet e shqiptarëve janë duke ikur me shpejtësi jashtë vendit, por këtë herë në formë kredie raporton “Klan TV”. Mungesa e alternativave të investimeve ka shtuar prirjen e bankave për të dhënë hua për bizneset e huaja.

Në fund të shkurtit, kredia për jo- rezidentët arriti në 102 miliardë lekë ose 750 milion euro.

Kjo shifër që ka shkuar në vendet e rajonit është sa 20% e totalit të kredisë.

Sipas “TV Klan”, në raportin e Stabilitetit Financiar, Banka e Shqipërisë thekson se: “tendenca për ndryshimin e destinacionit, ku bankat japin kredinë për sipërmarrjet jashtë kufijve ka nisur që në vitin 2015-të, duke bërë që portofoli i kredive për këto kompani të dyfishohet nga 53 në 102 miliardë”.

Një nga arsyet kryesore për rritjen e kreditimit jashtë është teprica që bankat kanë me monedhën euro.

Së fundi Banka Qendrore ka nisur edhe një plan për të luftuar monedhën euro, rreziku i së cilës kërcënon kursin e këmbimit dhe rritjen e kredive me probleme./Tv Klan/

1 koment për këtë artikull
  1. Shpata at 9:08 am

    Ne Shqiperi nuk ka politike ekonomike. Edi Rama nuk ka idene se çdo te thote politike ekonomike. Njerezit qe e rrethojne dhe te vetequajturit keshilltare qe e ‘shkallojne’, me fal qe e keshillojne, ngaterrojne investimet me konçensionet, ndertimet me kredi me te ardhurat e doganes, et,.

    Shume nga ata qe merrnin vesh iken, nga presionet e ministrave injorant, pa kurrfare dije ekonomike por me ‘aftesi partie dhe besnikerie’ perkundrejt udheqesit tone te dashur, qe po na çon drejt Europes me Vetingun ne goje perdite, me keq se batuta e filmit ; « Kur isha ne Dardanele » ! !

    Tre elementet e politikes ekonomike nuk gjejne sbatim ne Shqiperi! Si perfundim bankat bejne si ti vije permbare, asnje kontroll nuk ushtrohet mbi to, konflikte te medha interesi kane dale dhe ne shtyp kohet e fundit.
    Ketu influencojne dhe paret e droges qe investohen lirisht ne Shqiperine e Princerve, Oligarkeve, dhe Pushtetareve te korruptuar, pa harruar Deputet e dashur qe perfaqesojne gjasme popullin tone heroik!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *