Birra është më e mirë sesa paracetamoli për kokën

Postuar më: 30 April 2017 21:04

Sipas një studimi të ri, të pish dy birra ka më shumë efekt në lehtësimin e dhimbjeve sesa të marrësh qetësues si paracetamoli. Përgjatë 18 studimeve të ndryshme, studiuesit nga Universiteti i Greenwich në Londër gjetën se pirja e dy gotave birrë mund të lehtësojë dhimbjet.

Duke e çuar përbërjen e alkoolit në gjak në rreth 0.08%, ju do t’i jepni trupit tuaj një “reduktim në dhimbje”, transmeton Gazeta Express. Hulumtuesit shpjeguan: “Gjetjet sugjerojnë se alkooli është një analgjezik i dobishëm që sjellë reduktime në intensitetin e dhimbjes”.

Por, megjithatë, nuk është e qartë nëse alkooli redukton ndjenjat e dhimbjes për shkak se prekë receptorët e trurit apo vetëm sepse ulë ankthin, i cili më pas na bën të mendojmë se dhimbja nuk është aq e keqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *