Australi, ndryshime drastike për marrjen e nënshtetësisë

Postuar më: 20 April 2017 17:18

Australia po planifikon të rrisë pragun e dhënies së nënshtetësisë, duke zgjatur periudhën e pritjes, duke shtuar një test të ri për vlerat australiane, e duke rritur standardet për gjuhën angleze, si pjesë e një rifreskimi të programit të saj të emigracionit.

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull foli për ndryshimet të enjten, pasi më herët kishte lajmëruar se do të hiqeshin vizat e përkohshme të punës, të shumëkërkuara nga të huajt, dhe do të zëvendësoheshin me një program më të ashpër në përpjekje për ta vendosur Australinë para të gjithave.

Australia ka njohur një intensifikim të politikave nacionaliste, antiemigracion, me partitë e krahut të djathtë që po fitojnë gjithnjë e më shumë mbështetjen e publikut, në një kohë kur popullariteti i qeverisë së qendrës së djathtë të Turnbullit është reduktuar disi.

Kërkesat e reja për dhënien e nënshtetësisë do të votohen më parë nga Parlamenti.

Turnbull tha se, anglishtja bazë nuk do të ishte më e mjaftueshme për t’u bërë një qytetar australian, e një person do të jetë i përzgjedhshëm për shtetësi vetëm pas 4 vitesh banimi në vend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *