Ajsbergu ‘Alley’ lundron para brigjeve kanadeze

Postuar më: 20 April 2017 17:00

Ngrohja globale është për herë dhe më e dukshme në të gjithë Tokën. Por banorët e vendeve nordike, apo zonave të tjera të ftohta të botës po e kuptojnë këtë të parët.

E tillë është kjo situatë edhe për banorët e rajoneve veriore të Kanadasë.

Edhe aty për herë e më shumë lundrojnë përpara brigjeve detare male të mëdhenj akulli, ose ajsbergët të cilët shkëputen nga akullnajat e Polit të Veriut.

Ajsbergu i parë i sezonit, i njohur edhe si `Iceberg Alley`, pranë ‘Ferryland Newfoundland’ në Kanada.

“CBC News” i Kanadasë tha se rruga përgjatë bregdetit jugor u mbush me fotografë profesionistë apo amatorë që fotografonin ajsbergun gjigant, që po i afrohej bregut në qytetin e Ferrylandit.

Zona përgjatë bregdetit të Neëfoundland dhe Labrador njihet si “rrugina e Ajsbergëve”, falë numrit të madh të ajsbergëve që rrëshqasin nga Arktiku çdo pranverë.

Ky ajsberg është shumë më i madh se të tjerët dhe është afruar shumë afër bregut duke tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare përveç turistëve lokalë.

Ky rast është shfrytëzuar edhe nga agjencitë e udhëtimit që po dërgojnë turistë të shumtë në rajon, duke përfituar edhe nga fakti se ajsbergët në zonë qëndrojnë për një kohë të gjatë për t’u shkrirë përfundimisht në fund të verës.

Ky vit ndërkohë raportohet të jetë shumë i ngarkuar në zonat që kalojnë ajsbergët në Atlantik, ku kanë mbërritur shumë më tepër ajsbergë se e njëjta periudhë e viteve të kaluara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *