Ballina Media Zëdhënësja e Ramës: Jam e lumtur që do iki Arian Çani nga...

Zëdhënësja e Ramës: Jam e lumtur që do iki Arian Çani nga Shqipëria…


Arjan Çani, moderatori i emisionit “Zonë e Lirë” bëri një deklaratë befasuese në një studio televizive kur tha se, do largohet nga Shqipëria për shkak se gjërat në vend po shkojnë keq e më keq. Duke shtuar se, ata që nuk e kuptojnë janë vërtet naivë.

Megjithëse deklarata e Çanit habiti shumë njerëz, duket se drejtoresha e shtypit të kryeministrit Edi Rama, Armela Imeraj Krasniqi, sheh anën “pozitive” të saj.


“Nuk e kuptova se pse dhe si e ka thënë ‘do iki nga ky vend’. Por kur e dëgjova vetja më foli ‘shyqyr që do kesh një kanal TV më shumë për të parë bashkë me fëmijët’. Si i thonë çdo e keqe e ka një të mirë”,- shkruan Armela Krasniqi në një status në rjetet sociale.



SHPËRNDAJE

1 Koment

  1. kur Cani thote se do iki… ndoshta kupton qe do futet tek cadra dhe nese eshte keshtu me vete te marri edhe ate priftin e tij te preferuar Akil Pano.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here