Video/ Kur uria të shtyn të rrëzosh në tokë edhe gjigandët…

Postuar më: 16 March 2017 21:28

Disa foto spektakolare dhe të rralla vijnë nga jeta e egër dhe plotë të papritura e kontinentit afrikan, ku protagonistë më shumë se kush do janë kafshët.

Në këto foto dhe video të shkrepura në parkun kombëtar të Botswana-s në Afrikën e Jugut, sihen dy luanë me gjasë të uritur të cilët nuk ngurojnë të sulmojnë një xhirafë gjigante.

Kafsha paqësore por e stërmadhe përpiqet t’u rezistojë dy agresorëve grabitqarë, por fundi duket se ka qenë fatal për ‘qafëgjatën’ e savanës.

Fitimtarë në këtë duel kanë dalë padyshim sërish mbretërit e savanës, dy luanët që e kanë rrëzuar për tokë xhirafën dhe kanë nisur ta hanë./DailyMail/Mapo.al/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *