Video: Kur avokat Ristani mbronte në gjyq djalin e Enver Hoxhës

Postuar më: 17 March 2017 12:18

Pjesë e arkivit të rrallë të video të rrallë të “Associated Press”, është edhe kjo video realizuar në vitin 1995, që shfaq Arben Ristanin, sot deputet i PD-­së, kur si avokat i lirë mbronte në gjyq Ilir Hoxhën, djalin e ish-­ diktatorit Enver Hoxha. Ishte viti kur Ilir Hoxha u dënua me një vit arrest shtëpie pasi mbrojti emrin e babait të tij, diktatorit Enver Hoxha në një intervistë për një gazetë ku ndër të tjera ishte shprehur: “Sot Enver Hoxha është nxjerrë jashtë ligji, por ligji s’të nxjerr dot nga zemrat”.

Kronika e Associated Press më 6 shtator të 1995:

“Djali i një prej diktatorëve më të pamëshirshëm të Europës ka qenë i dënuar me një vit arrest shtëpie. Ilir Hoxha, 46 vjeç, u dënua në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, pasi mbrojti emrin e babait të tij, diktatorit Enver Hoxha në një intervisë për një gazetë. Gjykata e dënoi nën akuzën e shkaktimit të çrregullimit civil. Ndërsa Shqipëria përballet me kritika të shumta për dështimin e saj në ecjen përpara për shkak të regjimit të saj komunist, djali i diktatorit Enver Hoxha është në telashe ligjore.

Enver Hoxha sundoi vendin e izoluar europiano-lindor deri kur vdiq në vitin 1985. Regjimi i tij do të kujtohet për abuzimin e të drejtave ët njeriut, korrupsionin dhe mungesës së të mirave bazike. Djali i tij 46-vjeçar, Ilir Hoxha, mbrojti babain e tij në një intervistë për një gazetë. Pas lutjes së pasuksesshme të tij për pafajësi, gjykatësit e

akuzuan atë për mosbindje civile dhe e dënuan me një vit arrest shtëpie. Disa kritikë i frikësohen regjimit të ri të presidentit Sali Berisha, se mos edhe ai vazhdon të injorojë lirinë e shprehjes. Varri i ish-diktatorit u hoq nga varrezat e dëshmorëve dhe u vu në një vazrrezë të zakonshme në Tiranë. Shumë shqiptarë të moshuar që rikujtojnë kohët e vjetra akoma shkojnë e vendosin lule në varrin e tij. “Ky është figura më e lavdishme e popullit shqiptar,” thotë një shqiptar, mbështetës i Hoxhës.

Por jo çdo vizitor tregon respekt për varrin e tij. “Personi që ndodhet në këtë varr është barstard. Shkatërroi jetët tona. Dhe tani njerëzit fajësojnë demokracinë për vështirësitë e tyre. Ata harrojnë pasojat e diktaturës së tij”, – thotë një tjetër, kritik i Hoxhës. E veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, është në burg për korrupsion. Që nga rënia e familjes Hoxha, shtëpia e tyre është kthyer në një shtëpi mysa᱒rësh e qeverisë. Zona përreth vilës tani është e hapur për publikun dhe është kthyer në një strehë për të rinjtë. Gjatë kohës që Hoxha ishte në pushtet, qytetarët e Tiranës nuk lejoheshin të kalonin në atë zonë që quhet ‘Blloku’ dhe njerëzit që jetonin aty quheshin ‘bllokmenë’”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *