Video: Hakmarrja e dikujt që rrezikohet tek vijat e bardha

Postuar më: 15 March 2017 12:54

Ky është një debat që vazhdon prej kohësh në Shqipëri.

Shumë shoferë nuk i respektojnë vijat e bardha, sikundër shumë kalimtarë nuk kalojnë në vendin e duhur.

Por çfarë ndodh kur shoferi i një makine luksoze injoron vijat e bardha?

Ja çfarë ndodhi në Denver, SHBA.

Shoferi i një makine McLaren, me vlerë 230 mijë euro, injoroi vijat e bardha dhe për pak sa nuk aksidentoi një të ri me skejtbord.

Ky i fundit reagoi duke ia thyer xhamin e parë me skejtbord.

Më pas u largua me vrap.

Riparimi i dëmit mendohet se shkon në 4 mijë euro.

Rrjeti në SHBA po diskuton për veprimin e djaloshit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *