Video/ Gafa e lojtarit: Falënderoj gruan dhe të dashurën time! Upsss…

Postuar më: 19 March 2017 12:27

Me siguri Mohammed Anas do ta ndajë gruaja për shkak të një interviste. Ka ndodhur në Afrikën e Jugut ku ganezi 22-vjeçar sulmues i skuadrës “Free State Stars” u zgjodh si “lojtari i ndeshjes” në fund të takimit që përfundoi 2-2 me Ajax Cape Town.

Në fund të garës, duke dhënë një intervistë klasike, Anas fillimisht falënderoi tifozët dhe më pas “gruan time dhe të dashurën time…”

Pas një momenti e rregulloi atë që kishte thënë. “Më falni! Gruan time. Të dua shumë nga thellësia e zemrës”.

Pas gafës mediat afrikanojugore ende nuk e kanë kuptuar nëse falja u pranua nga zonja Anas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *