Ballina Aktualitet Kronika Tentativa për grabitje, arrestohet personi që hyri në bankë

Tentativa për grabitje, arrestohet personi që hyri në bankë


Nazmi Caka, 21 vjeç, banues në Tiranë u arrestua nga policia për tentativën e grabitjes së një banke dy ditë më parë në kryeqytet.

Ai dyshohet se është personi që ka thyer xhamin e derës së një banke të nivelit të dytë, e më pas ka hyrë brenda dhe ka kontrolluar sirtarët dhe është larguar pa marrë gjë.


Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës në zonën e kombinatit në kryeqytet. Kamerat e sigurisë treguan cakën e frikësuar nga rënia e alarmit të bankës.

Sipas policisë, ai ka kryer të gjitha veprimet e tij për vetëm 20 sekonda dhe më pas është larguar me shpejtësi përmes rrugicave.

Megjithëse policia dhe efektivët e shoqërisë private të ruajtjes fizike kanë mbërritur në kohë rekord pranë bankës, autori nuk u kap dot në vendngjarje.

Ai vepronte i maskuar me një çorape të tejdukshme të cilën e kishte vënë në kokë.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here