Subversive Doris Lessing

Postuar më: 20 March 2017 18:33

Shkrimtarja e Çmimit Nobel të letërsisë më 2007, i ka fillimet e saj  në vitin 1950 me romanin e publikuar në Londër, E Mposhtur nga shkurrnaja, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Afrikën e Jugut gjatë viteve 1940. Më 1962, Lessing publikoi Fletorja e artë, ditari intim i një gruaje, Anna Wulf, e cila tenton të shpëtojë nga hipokrizia dhe kaosi i gjeneratës së saj 

E paduruar për të zbuluar botën, ajo u largua nga shtëpia në moshën 15-vjeçare, braktisi shkollën katolike për të ndjekur edukimin e saj si autodidakte, duke lexuar klasikët e mëdhenj të letërsisë. Telegrafiste në Salisbury, ajo u martua dhe pati dy fëmijë, frekuentonte rrethet subversive dhe u regjistrua në Partinë komuniste britanike.

Fotografuar nga Lord Snowdon mes bimëve të kopshtit të saj të Hampstead në Londër, Doris Lessing duket sikur i drejton një buzëqeshje aparatit fotografik. Solemne, silueta e shkrimtares ndërpritet nga një mur bimësh, që thyejnë pengesat që ajo ka luftuar gjatë jetës së vet, duke filluar nga tirania afektive e vendosur nga e ëma e saj.

Lindur në Persi, në Iranin e sotëm, nga një baba oficer britanik dhe një nënë infermiere e rritur sipas traditës viktoriane, Doris May Tayler (emri i vajzërisë së saj) u vendos bashkë me familjen saj në Zimbabve. Prindërit e saj ëndërronin të kultivonin misër në “tokat e egra” të Afrikës. Por shkrimtarja nuk pranon fatin e vajzës borgjeze të detyruar të jetojë në botën e mbyllur të fermerëve. E paduruar për të zbuluar botën, ajo u largua nga shtëpia në moshën 15-vjeçare, braktisi shkollën katolike për të ndjekur edukimin e saj si autodidakte, duke lexuar klasikët e mëdhenj të letërsisë.

Telegrafiste në Salisbury, ajo u martua dhe pati dy fëmijë, frekuentonte rrethet subversive dhe u regjistrua në Partinë komuniste britanike. Në mes të Luftës së Dytë Botërore, u nda nga i shoqi për t’u lidhur me një aktivist politik gjerman, Gottfried Lessing, mbiemrin e të cilit mban, si për të rivendikuar më mirë vullnetin e saj për të mos pasur asnjë përkatësi kombëtare.

Shkrimtarja e Çmimit Nobel të letërsisë më 2007, i ka fillimet e saj  në vitin 1950 me romanin e publikuar në Londër, E Mposhtur nga shkurrnaja, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Afrikën e Jugut gjatë viteve 1940. Më 1962, Lessing publikoi Fletorja e artë, ditari intim i një gruaje, Anna Wulf, e cila tenton të shpëtojë nga hipokrizia dhe kaosi i gjeneratës së saj. Libri i saj konsiderohet nga shumë kritikë si një klasik i feminizmit, por jo nga autorja e tij.

Lessing refuzon në fakt rolin hegjemonist të udhëheqëses dhe përfaqësueses të një lëvizjeje me të cilën ajo nuk ndan intolerancën kundrejt gjinisë mashkullore.

Kundërshtuese për nga natyra e dogmatizmit, shkrimtare eklektike, Doris Lessing prek në shkrimet e saj tematika po aq autobiografike sa edhe sociale, nga sufizmi te fantashkenca. Ajo nuk nguron, gjithashtu, të ndërthurë stile për të krijuar një shkrim të shenjuar nga një venë fortësisht revolucionare, fine dhe vizionare./Përktheu: Bisej Kapo/Mapo.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *