Shpërthime dhe histeri online: S’jetohet këtu, po na vret kanceri

Postuar më: 15 March 2017 11:18

Ka bërë shumë përshtypje në median sociale një deklaratë e gazetarit të njohur, Arian Çani.

Në studion e emisionit “Studio e Hapur” në Neës 24 ai ftoi edhe të gjithë shqiptarët të mendojnë seriozisht për këtë.

Ai tha se gjërat në Shqipëri po shkojnë gjithnjë e më keq, prandaj ka vendosur të largohet nga Shqipëria.

“Së shpejti nga ky vend do largohem, kush nuk e kupton që ky vend po shkon keq e më keq është naiv. Këtu nuk mund të rriten fëmijët. Ka ardhur momenti që njerëzit ta mendojnë seriozisht këtë”, tha Çani.

Ndonëse gazetarja Eni Vasili nguli këmbë për vendin ku do të largohej, Çani nuk u përgjigj, por shtoi: “Do na duhen disa emisione të tjera për ta saktësuar këtë”.

I revoltuar nuk duket vetëm Arian Çani, por edhe gazetari Denis Dyrnjaja, që po ankohet prej ditësh për çështjen e përhapjes së kancerit në Shqipëri.

“Ziejnë rrjetet sociale nëse do të hiqen nga qarkullimi apo jo filmat shqiptarë të prodhuar në kohën diktaturës. Një preokupim masiv i njerëzve për këtë çështje. Është surprizuese, për të mos thënë befasuese kjo gjë, sepse nuk sheh të njëjtin preokupim, shqetësim, apo impenjim kur vjen fjala p.sh për cilësinë e ushqimit, ujit, ajrit apo ilaçeve që konsumojnë. Pra njerëzit vazhdojnë të shqetësohen për kinkaleri dhe jo për brendi. Sikur të jetonte në këtë kohë Makbethi do të gjente material pa fund për t’i shtuar veprat e tij tragjike me realitete shqiptare, ku njerëzit e shohin shëndetin dhe jetën e tyre më të pa vlerë edhe se një film”.

Kjo revoltë vjen në kohën kur disa portale po spekulojnë fuqishëm për groposjen e tonelatave me lëndë radioaktive në Shqipëri.

Kulmi arriti një natë më parë, kur shpërtheu një histeri pasi ish-kryeministri Sali Berisha postoi videon e një karvani me kamionë të mëdhenj në Elbasan.

Berisha shkruante se kamionët transportojnë lëndë toksike ose radioaktive.

Histerinë e ka zbutur gazetari Artan Hoxha, që shkruan se kamionet janë të gazsjellësit TAP.

“Flini të qetë: në foto keni një karvan të TAP-it duke transportuar tubo çeliku të gazsjellësit në Qafë Thanë,” shkroi ai.

 

2 komente për këtë artikull
  1. teuta at 4:04 pm

    nuk eshte aspak histeri portalesh, qe ka plasur kanceri ketu do ta besoni vetem nese semureni vete, dhe nuk kane lidhje kamionet me kimikate, por ndotja e mjedisit, ushqimet e pakontrolluara, uji, ilacet, antenat telefonike etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *