“Shpella e Fshehur” Ja çfarë mrekullie ndodhet afër Tiranës

Postuar më: 17 March 2017 20:17

Është një shpellë që nuk është shumë e madhe dhe ende jo shumë e njohur për vizitorët.

Ka një gjatësi afërsisht 150 metra.

E veçanta e saj është se ka një hyrje shumë të ngushtë dhe më pas hapet brenda me një lartësi 15 deri në 17 metra, e përshkruan këtë shpellë ATSH-ja.

Stalaktitet dhe stalagmitet janë që në hyrje të shpellës e deri në fund të saj.

Gjendet në kufirin midis Elbasanit dhe Tiranës. Është shumë lehtë e arritshme nga pjesa e Kërrabës.

Shpella është e fshehur në mes të pyjeve të dushkut dhe është shumë e vështirë të gjendet pa udhërrëfyes ose pa ndihmën e banorëve vendas.

Cilësohet si një nga shpellat më të bukura në zonen e Tiranes dhe të zonës rreth saj.

Agjenci të ndryshme turistike nisen çdo ditë nga Tirana në drejtim të këtyre monumenteve natyrore tepër tërheqëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *