Rashel, adoleshentja superseksi që po ‘eklipson’ Ermal Mamaqin në programin ‘Xing’

Postuar më: 19 March 2017 16:09

Rashel Kolaneci është vajza simpatike që prej disa javësh shoqëron Ermal Mamaqin në programin “Xing” në “Tv Klan”. Ajo është maturante në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” dhe krahas studimeve ka zhvilluar edhe pasionin e saj për sport si dhe fushat e artit, kryesisht modeling.

Ndonëse tashmë Rashel ka nisur rrugëtimin e saj në televizion në një rrëfim për opinion.al ajo tregon se pavarësisht kësaj eksperiencë prioritet për të janë rezultatet në shkollë.

Ndiej kënaqësi kur kohën e shfrytëzoj dhe e kaloj në mënyrë produktive, kështu që stërvitja në palestër, studimet, modelingu apo edhe angazhime të tjera janë pjesë e përditshmërisë sime”,- tregon ajo.

Por si lindi bashkëpunimi i saj me Ermal Mamaqin, si po e përjeton këtë mundësi që i është dhënë se cilat janë planet e ardhshme të Rashelit? Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjera mund ti ndiqni në intervistës e mëposhtme të dhënë për “opinion.al”.

Kush të propozoi për të qenë pjesë e programit dhe si vendose?

Propozimi për t’u bërë pjesë e emisionit “Xing me Ermalin” më erdhi prej vetë Ermalit, e cili pasi më kontaktoi, më ofroi mundësinë e këtij bashkëpunimi. Fillimisht ramë dakort që duhet të bënim një provë dhe nëse do të rezultonte e sukseshme unë do të mund të vazhdoja më tej në dy prej rubrikave të këtij programi mjaft të ndjekur televiziv.

Me çfarë mendje e nise këtë “aventurë” dhe çfarë mendimesh ke sot, pas disa javësh në televizion?

Ju keni të drejtë kur shpreheni “aventurë”, pasi në momentet e para gjykova se gjithkush mund të provojë veten në mundësitë që i ofrohen. Por, përtej këtij mendimi kalimtar, gjithçka që unë nisë apo më ngarkohet të kryejë angazhohem maksimalisht për të bërë më të mirën e mundshme. Është vetëm fillimi dhe në vlerësimin tim ka vend për përmirësim të vazhdueshëm. Ekrani është përgjegjësi, prandaj unë impenjohem seriozisht në çdo detaj. Stafi është shumë bashkëpunues. Në rastin tim janë treguar shumë miqësor dhe më kanë ndihmuar mjaftueshëm për t’u përshtatur me skenën dhe ekranin. Gjej rastin t’i falenderoj, veçanërisht Ermalin që besoi në aftësitë e mia.

Cilat janë të mirat dhe të këqijat e medias për ty?

Nëse do t’i referoheshim emisionit “Xing me Ermalin” besoj se ky format televiziv është mjaft argëtues dhe të gjithë ne kemi mundësinë të mësojmë më shumë për personazhet e botës së artit, politikës apo edhe sportit.

Të them të drejtën unë nuk konsumoj shumë kohë përballë televizionit, porse prej kësaj botë virtuale mund të përfitosh informacion, argëtim, komunikim, etj., në rast se menaxhon me kujdes kohën e shpenzuar dhe vlerëson cilësinë apo natyrën e programit që ndjek.

I ke ndjekur komentet që kanë bërë në rrjetet sociale?

Kuriziteti dhe vëmendja ndaj komenteve apo kritikave konstruktive nuk më mungon, qoftë edhe ndaj komplimentave.

Çfarë mesazhi po përpiqesh të përcjellësh me rolin që ke në Xing?

Rubrikat ku unë marrë pjesë kanë në fokus të tyre humorin, prandaj dhe ajo çfarë synohet të përçohet te teleshikuesi është të shijuarit e një mbrëmje të gëzuar mes batutave dhe situatave humoristike.

Mendon se mund të eklipsosh “famën” e Ermalit?

Pyetje interesante kjo! Asnjeherë nuk mendoj se prezenca ime mund të eklipsojë shkëlqimin dhe bukurinë e Ermalit, përkundrazi! (hahahaha)

Përtej shakasë, Ermali është një artist me shumë vlera dhe tejet i dashur për publikun. Jam me fat që jam përkrah tij në një emision ku ai ka investuar gjithë këto vite karrierë për të patur këtë nivel të lartë audience. E konsideroj vetem po me kaq fat që mundem të mësoj nga dashuria dhe pasioni i tij për çfarë bën. Sakaq, vlerësoj dhe e dua shumë talentin, thjeshtësinë dhe humorin spontan të tij.

Ke një kontratë me Ermalin apo jo? Sa kohë ke planifikuar të qëndrosh në ekran? 

Sigurisht që kam një kontratë, në thelb të së cilës është të bëjmë humor duke qenë serioz në përkushtimin tonë. Është shumë herët për të planifikuar dhe për të caktuar afate, e rëndësishme është që misioni të jetë realizuar në çdo puntatë të këtij sezoni.

Ku e sheh veten pas 5 vitesh?

Nuk më pëlqen që të harxhoj kohë duke menduar se çfarë do të ndodhë, pasi i lejoj vetes që të shfrytëzoj të tashmen në mënyrë efektive. Megjithatë, pas 5 vitesh do të kem mbaruar studimet universitare dhe shpresoj që të kem një punë dhe një karrierë të mirë e që më jep kënaqësi./Marrë nga Opinion.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *