Rama dhe gjermanët ‘kujtojnë’ 1997-ën: Operacioni “Libelle”

Postuar më: 20 March 2017 13:56

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke postuar një foto nga qyteti i Korçës në vitin 1997 dhe në ditët e sotme.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me zemrën e Korçës në vitin 1997 dhe mbrëmë,” shkruan Rama.

Por një komentues i kujton Ramës se “njerëzit me vizion nuk shohin mbrapa, por përpara”.

Rama i përgjigjet: “Sa më shumë të arrish të shohësh pas në të shkuarën, aq më tepër mund të shohësh përpara në të ardhmen”.

Sipas tij, kjo është një shprehje e Uinston Çërçill.

Ndërkohë edhe ushtria gjermane ka kujtur vitin 1997 në Shqipëri.

Ata kanë kujtuar ditën kur zhvilluan operacionin “Libelle” për evakuimin e qytetarëve gjermanë nga Shqipëria.

Operacioni rezultoi një sukses, edhe pse ushtria thotë se kjo ishte hera e parë që prej Luftës së Dytë Botërore që trupat tokësore gjermane shkëmbyen zjarr.

“Mes të tjerëve, edhe disa shqiptarë ia dolën që të vijnë tek helikopterët. Në këtë moment, dy mjete të blinduara, me forca të armatosura të panjohura, nisën të qëllojnë. Ata po i afroheshin me shpejtësi helikopterëve. Forcat gjermane reaguan dhe hapën të gjithë zjarr, duke i detyruar mjetet të kthehen mbrapsht. Është hera e parë që ushtarët gjermanë hapin zjarr që prej Luftës së Dytë Botërore,” shkruan faqja e ushtrisë gjermane.

Asnjë ushtar nuk u lëndua dhe 98 persona u evakuuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *