Raiffeisen Bank: Ftesë për mundësi bashkëpunimi

Postuar më: 17 March 2017 17:29

 

Raiffeisen Bank kërkon të bashkëpunojë me kompani të interesuara për lidhjen e një kontrate shërbimi për  “Shërbimin e konsulencës për Sigurinë dhe Mjek për kompaninë, për Drejtorinë e Përgjithshme  dhe Deget e Raiffeisen Bank në të gjithë Shqipërinë”.

Shërbimi i kërkuar është i detajuar sipas pikave të mëposhtme:

  • Vlerësimin e rrezikut në vendet e punës dhe dhënien e rekomandimeve, Porozitetit për marrjen e masave për reduktimin e tyre dhe/ose deri në eliminimin e tyre sipas rastit.
  • Ofrimin e ekspertizës mbi Ergonominë, duke ofruar sugjerimet e nevojshme për përmirësimin e proceseve të punes, aty ku shihen rastet e lodhjes fizike dhe të stresit.
  • Ofrimin e ekspertizës psikologjike për punëmarrësit me probleme, në ato raste kur paraqitet nevoja.
  • Ofrimin e ekspertizës për vlerësimin e riskut nga zjarri, dhënia e rekomandimeve për masat që duhen marrë për evitimin, dhe masat kundra zjarrit.
  • Ofrimi i ekspertizës për vlerësimin e situatës Higjeno-Sanitare në ambientet e punës, vlerësimin e agjentëve fizikë e kimike dhe dhënia e rekomandimeve për marrjen e masave përkatëse.
  • Shërbimin e mjekut të kompanisë, i cili do të organizojë dhe ofrojë shërbimin e tij në përgatitjen e kartelave mjeksore të stafit, kontrollin e shëndetit të punonjësve, konstatimin dhe marrrjen e masave për eliminimin e sëmundjeve profesionale, asistencën e punëmarresve kur të kenë nevojë për shërbimet e specializuara.
  • Ofrimin e ekspertizës ligjore në përgatitjen e kontratës tip të punëmarrësve.
  • Ofrimin e ekspertizës për mbajtjen e të gjithë dokumentacionit ligjor që lidhet me Inspektoriatin e Punës dhe Institutin e Shëndetit Publik.
  • Përgatitjen e  Dokumentit të Vlerësimit të Rrezikut.
  • Ofrimin e ekspertizës në parandalimin e aksidenteve në punë.
  • Trainime të stafit për parandalimin dhe menaxhimin e aksidenteve në punë.
  • Trainime të stafit për sigurinë në punë, parandalimin dhe menaxhimin e aksidenteve
  • Trainim për dhënien e ndihmës së parë në rastin e aksidenteve në punë dhe në rastin e aksidenteve automobilistike gjatë ushtrimit të detyrës.
  • Trainim i stafit për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin.
  • Shërbimin e matjes së mikroklimës
  • Shërbimin e plotësimit të dokumentacionit dhe kërkesave që lindin nga Ligji 10237, dt 18.02.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”dhe aktet e tjera nënligjore.

Kompanitë e interesuara për këtë proces duhet të paraqitin këto dokumenta:

  • Licencë përkatëse për shërbimet dhe trainimet e ofruara
  • Certifikatat përkatëse të stafit
  • Kopje kontratash me institucione te tjera, nëse keni eksperiencë të meparshme
  • Person kontakti, adresë e-mail-i, numër telefoni

Dokumentacioni duhet të dorezohet brenda datës 30.03.2017, ora 12;00 në adresen:

Raiffeisen Bank sha, Drejtoria e Pergjithshme Godina ETC ,blv Bajram Curri në katin e gjashtë (pranë zyrës së Protokollit).

“Dokumentacion për mundësi bashkëpunimi“ me objekt “ Sherbimin e konsulencës për Sigurinë dhe Doktor për kompaninë, për Degët e Raiffeisen Bank në të gjithë Shqiperinë“.

Për informacione të mëtejshme, ju lutem dërgoni një e-mail në adresën: [email protected]

Shënim i rëndësishem: Dokumentat e dërguara nuk duhet të përfshijnë informacion direkt apo indirekt mbi cmimet perkatëse për sherbimet e përshkruara.

Për çdo ankesë, jeni të lutur të kontaktoni në adresën e mëposhtme:

[email protected]

https://www.raiffeisen.al/alb/about/pages/procese-prokurimi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *