Ballina Aktualitet Politika Protesta e opozitës/ Lulzim Basha niset për në SHBA

Protesta e opozitës/ Lulzim Basha niset për në SHBA


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të niset nesër për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës disa ditore në Amerikë, Lulzim Basha do të takohet me senatorë, kongresmenë e zyrtarë të lartë amerikanë.


Në fokus të takimeve do të jetë protesta e opozitës, kriza politike dhe kërkesa për një qeveri teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Pas kthimit nga SHBA, kryedemokrati Basha do të ndalojë në Bruksel ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Partive Popullore Europiane.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here