Profesionet e së ardhmes dhe dy aftësitë që ju nevojiten

Postuar më: 20 March 2017 09:22

A mund ta bëjë një robot punën tuaj? Shumë prej nesh nuk e parashikuan automatizimin e proceseve dhe përballja do të jetë e dhimbshme. Përgjigja është po.

Studimi i Forumit Botëror Ekonomik, “E ardhmja e tregut të punës”, parashikon shkurtimin e pothuajse 5 milionë pozicioneve të punës përpara vitit 2020 si pasojë e zëvendësimit me robotë, nanoteknologji, inteligjencë artificiale dhe prej faktorëve të tjerë socio-ekonomikë.

Lajmi i mirë është, që po këto teknologji të reja, do të krijojnë rreth 2.1 milionë pozicione të reja pune. Por, punëtorët teknikë dhe proceduralë, të cilët do të jenë në kërkim të këtyre punëve, nuk do të mund ta gjejnë veten te kriteret e kërkuara. Punët e reja do t’iu përkasin fushave më të specializuara, si: programimi, matematika, arkitektura dhe inxhinieria.

Qeveritë dhe punonjësit nga çdo sektor duhet të nxisin trajnime në fushat e specifikuara, në mënyrë që të shmangin ndonjë krizë të mundshme.

“Qeveritë do të duhet të përballen me tranzicione, pabarazi dhe biznese me fuqi konsumatore të tkurrur, në rast se nuk marrin masa paraprake për të ndërtuar fuqi punëtore, e cila iu përshtatet kushteve të ardhshme”, -thotë Klaus Schwab, themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Forumit Botëror Ekonomik.

Aftësi të reja për ekonomi të reja

Pra, çfarë aftësish duhet të zotërojnë kandidatët për pozicionet e ardhshme të punëve, në një kohë të ngjashme me Revolucionin e katërt Industrial? Mund të habiteni, që disa nga aftësitë e përftuara nga shkolla fillore, do të jenë shumë të dobishme.

David Deming, profesor i asociuar i edukimit dhe ekonomisë në Universitetin e Harvardit, argumenton rëndësinë që do të kenë aftësi si mirëkuptimi dhe negocimi. Ai thotë që ambienti modern i punës, ku njerëzit lëvizin mes roleve dhe projekteve të ndryshme do të ngjajë shumë me klasat e parashkollorëve, ku mësohen aftësi si empatia dhe bashkëpunimi.

Deming ka hartuar një identifikim të qartë të nevojave në ndryshim në lidhje me punonjësit dhe ka renditur aftësitë e kërkuara në tregun e punës të së ardhmes. Përkrah këtyre aftësive, njohuritë matematikore do të jenë shumë avantazhuese.

Reduktimi i pozicioneve që kërkojnë një aftësi të veçantë

Deming tregon, se përgjatë viteve të fundit janë automatizuar shumë punë, të cilat kërkojnë vetëm aftësi matematikore. Raportet bankare dhe ato statistikore, jo detyrimisht kërkojnë punën e një njeriu. Pozicionet, të cilat kërkojnë më shumë aftësi shoqërore, priren të jenë pak të paguara, duke qenë se potenciali i tregut është shumë i lartë.

Studimi tregon që punonjësit, të cilët kombinojnë në mënyrë perfekte matematikën me aftësitë ndërpersonale, do të gjejnë shumë mundësi shpërblyese dhe tërheqëse në ekonomitë e bazuara në njohuri të së ardhmes.

Edukimi në përqendrimin e aftësive

Sfida e momentit, sipas Deming, është për mësuesit, të cilët do të duhet t’i fokusojnë studentët e tyre drejt aftësive teknike si matematika dhe shkencat kompjuterike. Kështu, brezat e ardhshëm do të konkurrojnë lehtësisht në tregjet e punës./pikkom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *