Ballina Aktualitet Kronika Policia e Tiranës: Kujdes me seksin online. Ja çfarë i ndodhi një...

Policia e Tiranës: Kujdes me seksin online. Ja çfarë i ndodhi një qytetari!

Burrat shqiptarë shantazhohen për videot intime nga femrat e huaja në Skype. Raste të çuditshme, por reale që ndonjëherë mund të mendohen të papreceptueshme, prekin realitetin e burrave shqiptarë që lidhen dhe flirtojnë në internet me femra të huaja.

Një rast i tillë është regjistruar në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë.

Një burrë ndihej i shantazhuar nga një shtetase e huaj që kishte njohur në rrjetet sociale, pasi kjo e fundit i bënte presion rreth një video intime që kishin bërë së bashku.

Fillimisht biseda mes tyre kishte nisur nëpërmjet facebook-ut duke i treguar njëri-tjetrit se pëlqeheshin dhe raporti mes tyre vijoi nëpërmjet skype-it për t’u parë me kamera.

Personazhi femër që komunikonte me të ishte shtetase e huaj dhe e ftoi “gjahun” të zhvishej dhe të bënte veprimet intime që ajo i kërkonte nga ana tjetër.

Kjo video seksuale ishte regjistruar ndërkohë nga vajza në fjalë dhe më pas ajo e përdori këtë skenë duke e shantazhuar dhe kërkuar shuma parash në këmbim që të mos e publikonte këtë video në internet.

Ajo i dërgonte llogarinë bankare në mënyrë të tillë që paratë të transferoheshin brenda afatit të caktuar.

Policia apelon çdo qytetar  të tregohet më i vëmëndshëm nga personat e panjohur që u bëjnë kërkesë miqësie në rrjetet sociale dhe të jenë të kujdesshëm kur  ftojnë të bëjnë skena intime online.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here