Ballina Argetim Nëse kjo femër ju çon kërkesë miqësie, njoftoni policinë

Nëse kjo femër ju çon kërkesë miqësie, njoftoni policinë


Kini Kujdes! Nëse kjo femër që shihni në foto ju dërgon një kërkesë miqësie në rrjetin social “Facebook” mos e pranoni, ose njoftoni Policinë!”.


Kjo është thirrja që ka bërë Policia britanike pas denoncimit të një 43-vjeçari nga Mançesteri, i cili thotë se është mashtruar nga një femër, të cilës i ka dërguar rreth 230 mijë euro.“The Sun’ shkruan se gjithcka ka nisur përmes rrjetit social “Facebook”.

Ajo i ka dërguar 43-vjecarit një kërkesë miqësie dhe pak kohë pasi kanë komunikuar me njëri-tjetrin janë lidhur në distancë. Gruaja pretendonte se jetonte në Afrikën e Jugut dhe i ankohej të dashurit të saj virtual se kishte probleme ekonomike.

Ky i fundit i nisi disa herë para, por më pas vajza i humbi gjurmët. Menjëherë pas denoncimit, Policia ka nisur një hetim, ku gruaja me identitet të rremë kishte mashtruar edhe disa persona të tjerë.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here