Mësuesit do t’i nënshtrohen testeve të kualifikimit: Një shans i dytë për rritje page

Postuar më: 18 March 2017 15:25

Krahas vendimit për rritje të pagës në administratë, mësuesit pritet të përfitojnë të ardhura shtesë edhe nga kualifikimet. Testi që do të zhvillohet muajin e ardhshëm, mund të rrisë pagën e tyre mujore me 2800 lekë.

Mësuesit do t’i nënshtrohen një procesi kualfikimi përmes testeve që do të zhvillojnë një herë në katër vjet.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, testimi për kualifikim shoqërohet edhe me mundësinë e rritjes së pagës.

Rritja në kualifikim pritet të rrisë pagën e mësuesit nga 700 deri në 2800 lekë në muaj.

Aktualisht janë rreth 3200 mësues që kanë aplikuar në drejtoritë arsimore dhe pritet të zhvillojnë testin në kërkim të titullit mësues i kaulifikuar, mësues specialist ose mësues mjeshtër.

Testimi parashikohet për mesin e muajit të ardhshëm, ndërsa pagesa në bazë të pikëve që përfitojnë fillon të aplikohet në qershor.

Kusht për testimin e kualifikimit është që mësuesit të kënë mbushur 5 vite pune në fund të muajit dhjetor të 2016-ës.

Kjo është një mundësi e dytë për mësuesit këtë vit për të rritur pagën e tyre mujore, ndërsa sapo ka hyrë në fuqi rritja e pagës së mesuesit.

Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në administratë, parashikon një rritje mesatare të pages mujore prej 7%./ABCNews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *