Më në fund Luana tregon të vërtetën mbi shtatzëninë

Postuar më: 19 March 2017 18:07

Kohët e fundit në rrjete sociale dhe portale ka ‘plasur’ lajmi se moderatorja Luana Vjollca mund të jetë shtatzënë. Kjo sepse në fotografitë që ka postuar së fundmi Luana në Instagram, ajo shfaqet në forma më të kolme se më parë si dhe vihet re barku i fryrë.

Por Luana ndonëse nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me këtë më përpara, ka vendosur të thyejë heshtjen në emisionin ‘Express Rozë’ ku ka thënë se aty nuk ka asnjë fëmijë por vetëm ‘tul’. Luana ka treguar se i pëlqen shumë ushqimi dhe ka filluar të hajë më shumë se më parë dhe për momentin ka arritur peshën 66 kilogram por që moderatorja ka thënë se do përpiqet të dobësohet tani.

“Unë nuk i rregulloj fotografitë që hedh ndaj barku del ashtu sepse ashtu e kam” – është shprehur ajo duke i kthyer një herë e mirë përgjigje të gjithëve lidhur me shtatzëninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *