Më 29 mars Britania nis procedurat për daljen nga BE

Postuar më: 20 March 2017 18:54

Britania thotë se më 29 mars do ta aktivizoj procesin e largimit nga Bashkimi Evropian, pas referendumit të vitit të kaluar, ku votuesit vendosën për tërheqje nga BE-ja.

Një zëdhënës i kryeministres, Theresa May, tha sot se qeveria e Britanisë e ka informuar Zyrën e presidentit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, për synimin për aktivizimin e Kapitullit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, që paraqet njoftim formal për synimin e një shteti anëtar që të largohet nga BE-ja.

“Ne jemi në prag të negociatave më të rëndësishme për këtë vend për një gjeneratë”,- tha sekretari britanikl për Brexit, David Davis.

Në përgjigje të këtij njoftimi, presidenti Tusk tha se ai do t’i përfaqësoj shtetet e tjera anëtare në BE, me një propozim të udhëzimeve për negociata, brenda 48 orëve, pasi të aktivizohet Artikulli 50.

Negociatat për kushtet e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian duhet të përfundojnë brenda dy vitesh.

Tash për tash, Britania është shteti i vetëm në Bashkimin Evropian, që ka vendosur të largohet dhe e ka aktivizuar Artikullin 50.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *