“Masakrojnë” Rovena Stefën. Ja gafa e saj

Postuar më: 17 March 2017 20:11

Edhe një tjetër artiste shqiptare ka përfunduar e ofenduar në internet. Ose më saktë, i ka nxjerrë vetë bojën vetes përmes një postimi të bërë në Instagram. Ajo ka hedhur një foto ku shkruan: “Koha perfekte për ski”, por ka harruar që ka edhe faqe demaskuese, të cilat u nxjerrin të vërtetën në dritë.

Bëhet fjalë për Rovena Stefën. Ajo ka vjedhur foton e një modeleje të huaj dhe e ka hedhur në Instagramin e saj, duke dashur ti bëjë fansat të mendojnë se është vetë ajo duke shijuar diellin e duke bërë ski.

“VIPat e Bllokut kanë kapur gënjeshtrën e Rovenës dhe e kanë “masakruar”, sikurse kanë bërë edhe komentuesit. Ata e quajnë mashtruese e gënjeshtare./JOQ/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *