LSI sërish kundër Ramës: Pa opozitën nuk ka zgjedhje më 18 qershor

Postuar më: 20 March 2017 20:49

Ndonëse kryeministri Edi Rama e ka përsëritur shpesh kohët e fundit se në 18 qershor do të ketë zgjedhje, me apo pa pjesëmarrjen e opozitës, nuk mendon kështu aleati qeverisës.

LSI ka shpalosur sot qëndrimin e saj, duke thënë se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Deklaratat u bënë nënkryetari Luan Rama gjatë një interviste për Abc News. I pyetur për dekretimin e Fatmir Xhafajt, ai tha se nuk surpriza dhe asnjë arsye që LSI të mos e votojë Xhafën.

“Çështja e ndryshimit të ministrave është e drejtë eksluzive e kryeministrit. LSI asnjëherë nuk është imponuar, asnjëherë nuk ka kërkuar as LSI dhe as kryetari, nuk kemi kërkuar të largohet ky apo ai ministër. Duke qenë se respektojmë tagrin kushtetutes, çështja e votimit është procedurë e karakterit formal dhe nuk besoj se LSI të ketë arsye ose motiv të votojë ndryshe kur është fjala për votim të ministrave”, deklaroi Luan Rama.

1 koment për këtë artikull
  1. cekja at 9:03 am

    Perse duhet te trajtohet kjo deklarate e z.Luan Rama si nje deklarate e LSI kunder PS ?
    Vete fjala “zgjedhje” do te thote qe te zgjedhesh midis disa alternativave e jo vetem njeres.
    Nese qytetareve ju imponohet qe te zgjedhin vetem nje parti, duke perjashtuar te tjerat, atehere nuk ka me zgjedhje. Duke i shtuar kesaj situate, edhe akuzen qe i ka bere Rames Blushi, se ai ne zgjedhjen edhe te lidershipit te PS, perjashtoi alternativat, atehere kemi te bejme me diktatin e nje individi. Eshte e marrezishme te mendohet se produkti i nje pale zgjedhjeve politike qe perjashton alternativat e tjera, mund te sjelle ne pushtet nje qeverisje demokratike. Nje produkt i i tille, eshte vdekja e plote e demokracise e rilindja e diktatures.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *