Ballina Aktualitet Rajoni Kosovë/ 2 milionë euro false në makinë, një shqiptar në pranga

Kosovë/ 2 milionë euro false në makinë, një shqiptar në pranga


Policia e Kosovës arrestoi këtë të premte një shtetas shqiptar 44 vjeç dhe një kamerunas 36-vjeçar, gjatë një operacioni ku u zbuluan dhe u konfiskuan kartëmonedha të falsifikuara me vlerë mbi 2 milionë euro.

Paratë u gjetën në një vendkalim kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në një makinë që drejtohej nga 44-vjeçari shqiptar.


Mësohet se shtetasi kamerunas kishte leje qëndrimi në Francë, raporton ‘TCh’.

Paratë ishin në bagazhin e mjetit te tyre. Po ashtu, së bashku me to është gjetur edhe letër e paketuar dhe e prerë në dimensione që i përgjigjen masës së këtyre kartëmonedhave.



SHPËRNDAJE

1 Koment

  1. Per cdo gje te keqe qe po
    ndodhe ne kosove , mediat e instrumentalizuara politike te kosoves kane pergjegje te menjihereshme dhe model … eshte sindrom i shqiperise , shkruajne ato por , kur dukurit e shemtuara dhe te rezikeshme ndodhin ne shqiperi ateher , presim se sindrom i kujt jane
    keto dukuri… sigurisht , sindrom i mendesise enveristo-titiste ose thjeshte , sindrom i serbise .Ne mendojme se kjo eshte enigma e sindromeve qe shqiptaret kurresesi s po mund te shkeputen nga kjo mendesi shkatrruese per shqiptaret…!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here