Kompania ALBtelecom, sponsor i përgjithshëm i të gjithë aktivitetit artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për vitin 2017

Postuar më: 06 March 2017 12:37

 

Kompania ALBtelecom do të mbështesë në cilësinë e sponsorit të përgjithshëm të gjithë aktivitetin artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit  për vitin 2017.
Në një komunikim për mediat, drejtoresha  e TKOB, znj. Zana Çela e vlerësoi këtë  si një zhvillim mjaft pozitiv për artin dhe kulturën shqiptare.

 

Znj. Çela, pas prezantimi të kalendarit artistik të këtij viti dhe surprizave që janë menduar t’i ofrohen publikut shqiptar nga TKOB, falënderoi kompaninë ALBtelecom për mbështetjen e dhënë për institucionin që ajo drejton për përpjekjet që kjo kompani bën për promovimin e artit dhe kulturës në të gjithë vendin.

 

Drejtoresha nënvizoi  se këtë vit trupat artistike të TKOB do të jenë prezentë në të gjithë Shqipërinë, duke promovuar kështu  artin dhe kulturën në të gjithë vendin dhe duke i dhënë mundësinë të gjithëve artdashësve të shijojnë nga afër  atë çka është programuar për këtë vit.
Vetëm këtë vit, kompania ALBtelecom po bashkëpunon me institucionet kryesore kulturore në vend siç janë: TKOB apo Galeria Kombëtare e Arteve, ku në këtë të fundit ALBtelecom ka dhënë kontributin e vet në realizimin e Ekspozitës së Kryeveprave të Artit Italian të viteve 1900.

 

Përmes këtyre nismave të njëpasnjëshme,  ALBtelecom synon të promovojë artin dhe kulturën jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë Shqipërinë, duke përcjellë mesazhin se për këtë kompani njerëzit janë të parët.  #Mejutëparët  në mbështetje të artit.

 

3 komente për këtë artikull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *