Ja vila super-luksoze e Encës. Do ngeleni pa mend nga banesa 300 mijë euroshe

Postuar më: 20 March 2017 15:35

Këngëtarja e shumëpërfolur për zërin dhe linjat e saj, por së fundmi edhe për sherrin me Noizyn, Enca Haxhia ka publikuar sot foto nga vila e sapoblerë në periferi të Tiranës.

Vila duket superluksoze nga pamjet që sjell Enca në “Snapchat-in” e saj, por ajo që bie në sy janë disa lopë, të cilat ajo thotë se i ka blerë gjithashtu, sigurisht kjo është në kuadrin e batutës shpjegon këngëtarja.

Vila është e pozicionuar në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, ku çmimet e banesave kapin vlerën e 300 mijë eurove, por kjo se ka penguar artisten e re të bëjë një blerje të tillë./JOQ/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *