Ja me se t’ia mbathni nëse fillon apokalipsi…

Postuar më: 09 March 2017 17:39

Një firmë austriake ka prodhuar një makinë të madhe për njerëz që bëjnë udhëtime të gjata në rrugë të vështira, por që duket më shumë si një strehë në rast apokalipsi.

Me një motor që mban 400 litra karburant, me peshë sa 20 makina normale dhe me 6 rrota gjigande, “Action Mobil Globecruiser Family 7500”, e dizenjuar nga firma “Action Mobil” dhe që kushton gati një milion dollarë, duket më e përshtatshme për në zonat e luftës.

Mjeti me peshë 18 000 kg, 10 metra i gjatë dhe 3.8 metra i lartë, mund të mbajë 1000 litra ujë të freskët, duke bërë që brenda tij të jetohet për periudha të gjata kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *