Ja aplikacionet që nuk mund t’i përgjojë CIA…

Postuar më: 18 March 2017 19:56

Wikileaks në më shumë se 8.000 faqe ka bërë të ditur se CIA amerikane ka kryer programin e spiunimit për përdorues në gjithë botën përmes rrugës së telefonave mobilë, internetit, kompjuterëve, por edhe televizorëve të mençur, kamerave dhe pajisjeve tjera.

Në dokumente është pohuar se CIA mund të spiunojë Instant Messaging, aplikacionin Signal, Telegram, WhatsApp, Confide dhe të tjerë, por kjo është e saktë vetëm në mënyrë të pjesshme dhe mundet vetëm nën kushte të veçanta, përmes instalimit të “aleteve” adekuate në telefon.

Duke iu falënderuar enkriptimit End to End, CIA nuk është në gjendje të lexojë porosi ose t’i shohë ato gjatë dërgimit nga pajisja në pajisje.

Megjithatë, në ndonjë mënyrë arrin të hedhë malware në telefonin e njërit nga përdoruesit, atëherë spiunimi është i mundur.

“Nuk ka fakte se ka pasur se në protokollin e aplikacionit Signal ose cilësdo pjesë të këtij sistemi ta ketë thyer CIA përmes spiunimit”, ka njoftuar kompania Open Whisper Systems, e cila qëndron pas mbrojtjes End to End të aplikacioneve Signal dhe WhatsApp.

Kështu që nëse nuk keni malware në telefonin tuaj, i cili do të lexonte porositë nga vetë aplikacionet derisa dërgimi është në proces, atëherë jeni të sigurt plotësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *