Ballina Aktualitet Kronika  I ngec buka në fyt, 58-vjeçari në Tiranë vdes në mes të...

 I ngec buka në fyt, 58-vjeçari në Tiranë vdes në mes të rrugës


Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e djeshme në kryeqytet. Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë, pranë banesës së tij në rrugën “Ali Zherka” në zonën e Institutit.


Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar vdekja e shtetasit me iniciale K.B, ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi i kishte ngecur ushqimi në fyt.

Kjo ka rezultuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore që i është bërë 58-vjeçarit.

Sakaq, materialet për këtë ngjarje u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here