‘Galaxy Note 8’ do të quhet ‘Great’, zbulohet numri serial i tabletit

Postuar më: 08 March 2017 18:16

“Samsung Galaxy Note 7” pati një rezultat të keq vitin e kaluar, pasi shumë prej njësive të produktit eksploduan nga një problem me baterinë.

Kjo ishte një sfidë e madhe për kompaninë që të sigurohej se pasardhësi i këtij produkti ka tiparet e duhura që të tërheq konsumatorët.

Sipas një raporti të ri, “Samsung” tashmë ka filluar punën për “Galaxy Note 8” që do të ketë emrin e koduar ‘Great’ dhe jo “Baikal” sikurse ishte bërë e ditur më herët.

Për më shumë, raporti përmend se pajisja do të ketë numrin serial “SM-N950F” gjatë lançimit, duke tejkaluar numrin 4, pasi që konsiderohet si numër fatkeq në tregun korean.

Sipas raportit, “Samsung” është poashtu duke punuar në krijimin e një “Note 7” të renovuar, mirëpo pajisja nuk do të jetë e gatshme në tregjet jashtë Koresë së Jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *