Fyerje e kërcënime: Tufa përplaset me Hilën e Xhungën

Postuar më: 17 March 2017 12:43

Shkrimtari Agron Tufa është përplasur ashpër me çiftin Dritan Hila dhe Rudina Xhunga, pasi postoi një status në Facebook. Sulmi i Tufës erdhi pasi Hila mori në mbrojtje shkrimtaren Diana Çuli, e cila është vënë në shënjestër të sulmeve nga Agron Tufa.

 

Ja çfarë shkruan Agron Tufa:

Kritik letrar apo Barbar në Kopsht

Pas I. Kadaresë, A. Fugës, S. Hamitit, L. Topçiut e shumë penave të tjera, me vlerësimin e krijimtarisë sime letrare po përpiqet të merret dhe … mender me thanë… Dritan Hila. Se ç’lidhje ka ky Lyth sekrecionesh enveriste me letërsinë, pak e kuptoj. E duke qenë se në këtë “kopsht” (letrar) ai është thjesht një “barbar”, që hyn të dhunojë, më takon mua ta trajtoj, siç e meriton, dmth, si barbarin në Kopsht.

Dikur, psh, në kohërat antike/postantike, barbarit dhunues i prisnin hundët, ndonjë copë vesh, e ndonjë rudiment tjetër etj, etj., por mos e dhashtë Zoti të veprojmë me të njëjtat metoda, siç vepronte gjatë diktaturës i ati i Dritanit, hetues mizuer, me të burgosurit e pambrojtur politikë -sidomos me femrat.

Dritanin s’e lë të qetë titulli i një romanit tim – “Tenxherja”, (nderuar me çmimin “Rexhai Surroi”, si romani më i mirë i vitit, Prishtinë 2010). Tenxherja në roman është thjesht një mjet, që lidh narrativa të përgjakshme burgjesh të komunizmit, burgje të cilat i ngriti i ati i Dritanit me shokë, burgje ku vuajti im atë me shokë, tenxhere burgjesh me të cilën tallet i biri i atij që i ngriti këto burgje.

Bravo, antropoid i lirë! Edhe një tjetër si ti u mundua para ca vitesh të tallet, me të njëjtin roman, edhe ai bir vrasësi e ndërtues burgjesh, por u çmend dhe vrau veten.

Por kthehemi tek interesi i papritur i antropoidit tonë për kopshtin tim letrar.

Si duket, është fiksuar keq dhe e paska humbur qetësinë, sepse:

S’i hahet, s’i pihet,

Numëron tespihet.

Çdo mëngjes Dritangut

I del njëra mangut.

Po mjaft! Se ç’përfaqëson kjo pako antropomorfe ekskrementesh në vargmalet me pleh të tranzicionit tonë, këtë gjithmonë e kam ditur, për shkakun elementar, se plehu kutërbon. Ajo që nuk e kisha ditur ende ishte teza: “A ekziston vallë hierarkia midis plehrave?”. Kisha, në parim, përshtypjen se jo. Paskam qenë dallash! Se ka pleh, po ka  ku e ku më keq: pleh plehu! Në e daçi dhe më saktë: krymb plehu!

 

Reagimi i Dritan Hilës

Sot sapo hapa sytë mora vesh që autori romanit “Tenxherja”, Agron Tufa, me kishte sulmuar në fb me një gjuhë të denje prej burgaxhiu. Është momenti i vetëm që kuptoj sesa e egër ka qenë diktatura komuniste, kur shikoj deformime të tilla karakteriale.

Në përroin e tij psikik nuk kishte asgjë që lidhet me temën ku unë e kisha përmendur dhe që bënte fjalë për filmat, por vetëm shante duke zënë nga im atë, dhe deri tek familja dhe martesa. Kjo është një ndër dëshmitë që diktatura jo vetëm i ka hyrë në palcë, por ka degjeneruar në formën e diktaturës së rrugës.

Dua te sqaroj se babai im ka qenë oficer i kundërzbulimit (madje i lartë), apo siç njihet në zhargon “oficer inteligjence”. Inteligjencë që Tufa nuk e zotëron aspak. Objekti i punës së tyre ka qenë zbulimi i veprimtarisë së agjenturave të huaja dhe asnjëherë hetimi i cili ka qenë sektor më vete. Madje nuk ju lejohej identifikimi. Besoj se edhe Tufa e ka marrë vesh se ky vend ka qenë, është dhe do të jetë synim i armiqve të huaj ndaj të cilëve duhet mbrojtur dhe këtë e bëjnë njerëz dhe shërbime të inteligjencës dhe jo lëvrues të drurit si idhulli i tij Gazidede.

Këto dosje nuk janë hapur dhe nuk do hapen pasi kanë të bëjnë me sigurinë e vendit. Ndaj ato që thotë për ngacmime femrash nuk janë asgjë më shumë, vetëm se sajime të fantazisë së tij të varfër për ta bërë sulmin sa më të ndyrë, ose te manipuluara nga dosje të vjedhura për të cilat duhet të përgjigjet penalisht.

Sa për staturën e tij publike dhe artistike, sot më shumë se kurrë jam i bindur në zgjedhjen që kam bërë për mos harxhuar kohë të lexoj krijimet e tij. Nuk ma mbush mendjen asnjë lloj rekomandimi. Ashtu sikurse jam i ndërgjegjshëm se njerëz të tille jetojnë vetëm nëpërmjet presionit dhe sharjeve me të cilat trembin zyrtarë për të zhvatur fonde dhe programe. Dhe për këtë fajin nuk e ka Agroni, por ata që lëvrojnë fonde për të financuar plehra.

Pas kësaj përplasje reagoi edhe gazetarja Rudina Xhunga, bashkëshortja e Hilës.

Ajo bëri një postim në IG, të cilin e gjeni më poshtë.

1 koment për këtë artikull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *