Festivali i kërcimit që argëtoi Tiranën në ditën e Verës

Postuar më: 20 March 2017 17:09

Nuk kishte kamera të televizioneve, por ishin qindra prindër e fëmijë që kishin mbushur shkallët e Amfiteatrit tek Parku i Madh i Liqenit më 14 Mars. Fëmijë të të gjitha moshave që kërcënin, ishte padyshim një shfaqjet më të bukura të asaj dite.

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, në kuadër të Ditës së Verës organizoi:  Festivalin e Kërcimit për fëmijë “Ne jemi bota” (edicioni 5), ne bashkepunim me Agjencine e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tirane. Në këtë festival moren pjesë mbi 400 fëmijë të grupmoshave të ndryshme.

Festivali i kërcimit për fëmijë është një prezantim ambicioz i cili shërben për prurjen dhe zbulimin e talenteve të reja në fushën e kërcimit. Në festival moren pjesë, qendra kulturore artistike të qytetit të Tiranës, të gjithë ata që merren me artin e bukur të baletit dhe u prezantuan denjësisht dhe pasqyruan vlerat e tyre artistike nëpermjet gjuhes se trupit nen prezantimin e Malda Frangu dhe Aleksander Bineri.

Qëllimi i kësaj veprimtarie krahas karakterit argëtues dhe edukues, ka dhe do ketë për qëllim ruajtjen, ngritjen, afirmimin dhe prezantimin e kërcimtarëve të rinj, integrimi dhe aktivizimi i fëmijëve me dhënien e një kontributi modest për përmirësimin e pozicionit të tyre në jetën shoqërore, si dhe përkrahjen për zhvillimin e talenteve në fushën e kërcimit.

Transmetimi i kulturës dhe niveli artistik i kërcimit tek fëmijët, të cilët do ta çojnë më tej këtë traditë të bukur të kësaj gjinie, mjaft të dashur dhe të ndjekur për publikun në përgjithësi. Në fund të spektaklit u shpërndanë çertifikata në shenjë mirënjohje për prezantimin dhe punën frytdhënëse të bërë me fëmijët të cilët janë e ardhmja dhe vërtet….

“Fëmijët janë bota”. Festivali organizohet nën drejtimin e Monika Lubonjës, drejtoreshe e Qendres Kombëtare  të Kulturës për Fëmijë me ideator  e udhëheqës artistik Fatjon Sulstarovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *