Doni të kapni ‘pjeshka’ nga ish-Blloku? Kjo është makina e duhur…

Postuar më: 13 March 2017 20:55

Më në fund “Land Rover” pas shumë kohësh pritjeje nxorri në treg anëtarin më të ri të familjes “Range Rover”, i quajtur “Velar”. Pas shumë e shumë provash, përfshirë edhe fotot zyrtare, “Range Rover Velar” u shfaq për herë të parë në Londër me datë 1 Mars.

“Range Rover Velar” është një makinë kompakte si Evoque dhe luksoze e sprotive si modelet e mëparshme “Range”.

“Velar” është projektuar që të jetë një makinë edhe për terrene të ndryshme malore. Në sistemin e tij off-road janë përdorur amortizatorë të cilësisë së fundit me ajër për t’i ofruar shoferin gjashtë lloje të ndryshme programe për drejtimin e mjetit në terren malor.

Nuk është lënë pas dore edhe dizenjimi i brendshëm, ku është përdorur veshje lëkure të cilësisë superiore për një komoditet sa më të lartë. Bordi qëndror i makinës është i përbërë nga dy touchscreen 10-inch ku njëri jep të gjitha komandat sistemit qëndror të makinës dhe tjetri i jep komanda sistemit të ajrosjes së brendshme.

Në pjesën e brendshme të “Range Rover Velar” janë instaluar sistem audio premiun, Wi-Fi hotspot, Telefonatë emergjence SOS, teknologjia e gjurmimit të sigurtë GSP, si edhe drita të ambientit të brendshëm të makinës.

“Range Rover Velar” ka integruar nën kofano të tij një motor naftë V6 i cili prodhon 380 kuaj fuqi. Falë këtij motori “Velar”-it i duhen 5.3 sekonda për të kapur një shpejtësi prej 100 km/orë.

Për të mos harruar për tu përmendur edhe risitë që kjo makinë ofron, të cilat janë: Sistemi i frenimit automatik, Sistemi i njohjes së këmbesorëve, Sistemi Autopilot, Sistemi i adaptuar i limitit të shpejtësisë, Sistemi i paralajmërimit të trafikut, Sistem parkimi 360°.

“Range Rover Velar” do të dalë në shitje me një çmim i cili do të fillojë nga £44,830 (paund).

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *