Dikur ish-banore e ‘BB 5’… sot stjuardesa më seksi e aeroportit të Rinasit

Postuar më: 18 March 2017 19:15

Ka qenë e ashpër, e konsideruar ndonjëherë si anipatike nga miqtë e saj të “Big Brother 5”, megjithatë Klaudia Veseli mbahet mend edhe si person mjaft i rezervuar për jetën e saj private.

Bukuroshja e “Big Brother” e cila asokohe u përfol për lidhjen me Erionin e më pas me Metin, prej kohësh është larguar nga vëmendja mediatike.

E rezervuar si përherë, janë të paktë njerëzit që dinë diçka për jetën e bukuroshes, e cila i është prezantuar publikut si menaxhere club-esh, fotomodele e me ambicie për t’u bërë gazetare në të ardhmen.

Por thuhet se Klaudia punon prej disa kohësh si stjuardesë në aeroportin “Nënë Tereza”, shkruan sot “Bluetooth”.

Fotot që ajo ka publikuar në rrjetet sociale me uniformë, janë dëshmi e asaj që Klaudia është ndoshta stjuardesa më seksi shqiptare.

Në formë si gjithmonë, për bukuroshen duket se vitet nuk kanë kaluar, madje sot është më e këndshme se 5 vjet më parë, kur ishte vetëm 24 vjeçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *