Ballina Aktualitet Politika Berisha: Revolucioni ndalet vetëm me realizimin e qëllimit

Berisha: Revolucioni ndalet vetëm me realizimin e qëllimit

Ish-kryeministri Sali Berisha bën thirrje shqiptarëve të mbështesin protestën, duke bërë thirrje për të mos “u larguar nga lufta” deri në largimin e qeverisë Rama.

Nga çadra e protestës e ngritur para kryeministrise Berisha tha se Rama është i pashpresë dhe bëri thirrje që asnjë protestues të mos mposhtet dhe se hymni i tyre duhet të jenë fjalët, “nga lufta largohet vetëm ai që është tradhëtor”

Sali Berisha:  I them Edvin Kristaq Ramës se ky është vetëm fillimi, nuk ke parë gjë akoma. Je i pashpresë. Ky është një mision i madh, padyshim kemi vështirësitë tona. Ka dhe një agresion ndaj nesh jo vetëm nga siçilistët shqiptarë, por nga sicilistët, nga mafiozët e mbarë botës që nuk janë me ne, janë me drogën, krimin dhe marijuahën. Prapë jemi shumë më të fortë.

Ne jemi burra dhe gra që nuk largohemi kurrë nga luftra, do vazhdojmë Luftën. Mbaje mend Edi Rama, mbaje mend mirë. Ju bëj thirrje që çdo darkë e cdo mëngjes të kujtojnë himnin. Revolucioni ndalet vetëm me realizimin e qëllimit. Ne jemi burra dhe gra që nuk largohemi nga lufta, do vijojmë drejt fitores”

Ky është një monstër me këtë s’ka zgjedhje, do vetëm zgjidhje, dhe zgjidhja është Rama ik  shporru! 

Ish-kryeministri Berisha rezervoi një përgjigje edhe për kritikët, duke argumentuar se pse kauza e tyre për votën e lirë është e drejtë.

Sali Berisha: Pse e kemi gabim? Ne se kemi gabim se nëse vota e lirë ka një armik, ka një barbar, ka një mizor ka Edi krimin dhe Edi drogën. Do ua them me fakte. A nuk ishte ky siçilist që në 2001 do ti merrte me vrasës serialë 143 kur i opozitës, do ti manipulonte katër ditë rresht. Ambasadori amerikan Xhejm Xhefri shkoi dhe i tha në zyrë: E ke marrë me banda, turp të kesh! Nuk është kjo zgjedhja. U anulluan sigurisht, tregoi fytyrën e tij Edi Rama. Çfarë ndodhi me zgjedhje e 2007, a nuk i shtyu tre muaj se nuk hynte në zgjedhje.Në një kohë kur prodhoi një dokument të turpshëm ushtarak, rregullore që nuk e  zbatoi në asnjë pikë. Zgjedhjet u damkosën. Në 2011, Edi Rama dhe horrat, zagarët rreth tij kanë paftyrësinë të thonë sot në media se na kujtohen ato vota sesi u nxorën. E tërë Tirana u numërua për së dyti.Në atë zyrë prita tre nga Ambasadorët, ai kishte rrethuar Komisionin. Më thanë si do bëhet tani? A mund ta ndërpresim këtë proçes. U thashë: Jo kurrë. Harrojeni. Nëse vjen një ditë që qytetarët e mi të mos numërojnë votat e tyre ajo është dita më e zezë e jetës së tyre. Atë ditë nuk ua sjell kurrë Sali Berisha. U thashë se nëse një punonjës preket në KQZ do të jetë ai që do e paguajë fizikisht. Pasdite u tërhoq me bisht në shalë. Fitoi zgjedhjet e2013, ja njohëm plotësisht./ORA

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here