Basha ‘paralajmëron’ Ramën, në rrjet ka kritika për Nishanin

Postuar më: 20 March 2017 12:54

Lideri i opozitës Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Edi Rama dhe deklaratave të tij se nuk ka qeveri teknike.

“Ed Rama ta dish se jemi këtu për të të shpëtuar lëkurën që mos përfundosh si Duçja. S’ka gjë, do qëndrojmë më gjatë, na pëlqen të qëndrojmë këtu. Zgjedhje pa garantuar votën ne nuk do të lejojmë, nuk do të ketë zgjedhje fasadë”, deklaroi nga çadra e protestës Basha.

Basha i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit Edi Rama që të japë dorëheqjen në mënyrë që të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai ka premtuar edhe tarifa të përballueshme për Arsimin e Lartë nga të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptarë.

Ndërsa në rrjetet sociale ndjehet një pezmatim i demokratëve ndaj vendimit të presidentit Bujar Nishani për të dekretuar ministrat e rinj.

Gazetari Çim Peka ka sulmuar presidentin, duke thënë se zhgënjeu si moral dhe jo si burokrat. Peka shkruan se nuk i duhen 10 ditë kohë për të kuptuar që nuk ka të drejtë për të dekretuar.

Postimi i plotë e Çim Pekës:

Nuk zhgenjeu si burokrat, por zhgenjeu si moral! Nqs nuk ke kompetence per dicka, duhet ta dish qe diten e pare. Pas pese vitesh ne detyre, nuk mund te kerkosh 10 dite kohe per te kuptuar se nuk ke te drejte te mos dekretosh. Me duhet ta pranoj se Bujar Nishani e filloi Presidencen si nje burokrat korrekt dhe po e mbyll si i tille.

E megjithate, ne fund nuk arriti ti afrohej moralit te atyre qe ka dekoruar e respektuar gjate mandatit te tij, moralit te atyre qe u pushkatuan pse nuk pranuan te respektojne kushtetuten dhe ligjet e kohes. Ato te diktatorit Hoxha. A mundej sot Nishani te bente vetem pak nga ajo qe beri Hafzi Nela e te tjere qe vete dekoroi? Te zgjidhte moralin mbi ligjin (i cili eshte i paqarte) ne muajin e fundit te mandatit te tij? Mundej por nuk e beri. Ne situata kritike per nje komb, morali eshte me i rendesishem se ligjet e miratuara dhe arnuara nga kasta…. Bujar Nishani nuk zhgenjeu si burokrat por zhgenjeu si moral.

3 komente për këtë artikull
  1. Sali at 3:04 pm

    Po pse nuk folet per mue qe isha sekretar partie. Qe mbaja ne xhep statusin pk.
    Pse nuk folet per nishanin qe ishte komunist e fshehu bustin e enverit.
    O lul me dole fyl Po cte bej kemi ngrene ne nje kazan

    • ari at 9:47 pm

      o ti sali-pse nuk fole qe babai i rames ishte vrases,po ashtu daja soiro koleka madje qe te dy kan studjuar ne moskv,fatmir xhafa sekretar i rinis se enverit dhe vrases,sparak braho gjakpires,ruqi minister i brendshenm vrases i ramizit po ashtu namik dokle,gjelil gjoni bab e bir njeri vrases njeri deputet i qelbesires rama,myslim,dash e alfred peza,ditzi e sulo bushati,milena spiro koleka harito,ilir hamit beqja e tjer e tjer.hzu ka ngecur gjuha tek saliu qe nga kafsh tek enveri ju beri njerz.

  2. cekja at 9:46 am

    Antare te PPSH apo oficere te ushtrise ne kohen e diktatures, ka pasur me dhjetra mijera, por nuk mund ti akuzosh te gjithe njelloj per krimet e asaj diktature. Profesioni i mjekut eshte nje profesion human ne shpetim te jetes se njeriut , e per prof.dokt Berishen (jo Saliu sic kerkon ta perdhosesh ti injorant me nick name), nuk ka asnje fakt qe ai te jete bere shkak per vdekjen e dikujt, qofte edhe si aksident profesional e jo me per bindje politike. Po e njejta gje eshte edhe per z.Nishani per te cilin genjen paturpesisht se paskej fshehur bustin e Enverit, kur ka ndodhur e kunderta. Ishte ai qe ju kundervua disa oficereve enveriste fanatike qe deshen te rivendosnin bustin e diktatorit. Jane pikerisht ish strukturat e sigurimit enverist qe nxisin spiunet e rekrutuar prej tyre, te krijojne alibine per te shfajsuar veten nga krimet, duke abuzuar me sharjen “komunist” . Eshte tjeter gje te flasesh per komunizmin si nje fillozofi e ideollogji qe koha e provoi si te deshtuar, e krejte tjeter te flasesh per diktaturen kriminale staliniste te Enverit. Nuk ishin as mjeket e thjeshte pa funskione shteterore e as oficeret e thjeshte, arme e krimeve te diktatures, por ishte makina policore e ish sigurimit famekeq, e disa funderina pa asnje fije morali qe kjo makine rekrutoi si spiune. Ishin juriste apo hetues qe paten burgosur e torturuar ata qe nuk e deshnin diktatorin, qe bene karriere si ne diktature, edhe sot ne Partine socialiste, ish Partia e Punes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *