Atentat me armë zjarri në Kinostudio, del emri i të plagosurit

Postuar më: 20 March 2017 20:58

 Nje plagosje me arme zjarri ka ndodhur sot rreth orës 20:20, në zonën e njohur si Kinostudio.

Policia ben me dije se dy shtetas ende të pa identifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, në krah shtetasin Eduard Duka, i cili u dërgua në S.Q.U. dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ka qenë një makinë në lëvizje nga e cila u qëllua drejt një lokali ne zone, ku ishte i plagosuri.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është përdorur një armë zjarri e kalibrit të vogël.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas burimeve te “Panorama”, Duka rezulton me precedente te meparshem penalë dhe eshte ish-i denuar ne Itali.

Paraprakisht thuhet se atij i kane bere atentat. Rrethanat priten te sqarohen ne vijim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *