Alarmante! Rrezikojmë të mbetemi pa mjekë, për 3 vite ikën 400 vetë

Postuar më: 20 March 2017 16:12

Në vitet ardhshme kur mjekët që janë në punë të dalin në pension do të rrezikojmë të mbetemi pa mjekë. Në tre vitet e fundit janë larguar nga vendi 400 mjekë të rinj.

Këta janë të evidentuar nga Urdhëri i Mjekut, pa folur për ata që janë diplomuar për Mjekësi dhe nuk kanë punuar, për të cilët nuk ka evidenca.

Sipas shifrave që publikon Urdhëri i Mjekut gjatë viteve, 2014, 2015 dhe 2016 kanë emigruar plot 400 mjekë. Përkatësisht 145 mjekë në 2016, 120 në 2015 dhe 132 në 2014. Pra siç shihet numri ka shkuar në rritje nga viti në vit.

Ku shkojnë mjekët?

Gjermania është destinacioni i preferuar për shkak se ky shtet njeh çdo diplomë, certifikatë apo specializim të bërë. Gjuha është kriteri i vetëm. Por sigurisht se ata kanë emigruar edhe në vende të tjera të Europës e deri në SHBA e Kanada.

Mos të flitet më tej akoma, që ky fenomen është edhe më shqetësues për infermierët e rinj të cilët vitet e fundit janë të shumë që janë larguar drejt Gjermanisë, duke e parë si një destinacion shumë të mirë për të ardhmen e tyre.

Në pyetësorët që ata kanë plotësuar kanë shënuar edhe arsyet e largimit nga Shqipëria që janë si më poshtë:

– Problemet infrastrukturore në pajisje dhe materiale me pasojë pamundësinë për të kryer atë për të cilën mjeku është programuar gjatë studimit të tij mbi 12-vjeçar.

– Presioni i përditshëm me vendin e punës që nga shefi e deri tek administrata për të mbyllur gojën lidhur me mungesat e mësipërme.

– Presioni nga pacientët dhe familjarët për mosmarrjen e një shërbimi adekuat.

– Kthim në një jetë dinjitoze. Nuk shtyhet si lypës gjithë jetën duke parë nga duart e pacientëve të lodhur.

– Pamundësia për të implementuar projekte, ëndrra profesionale./Opinion.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *