Video/ Skandal në Tiranë, vëllai rreh keq të motrën në mes të rrugës

Postuar më: 17 February 2017 16:01

screenshot-3_1487339326-5642516

Një sherr ka ndodhur në Kombinat, Tiranë, në stacionin e autobusëve që ndodhet pranë sheshit Garibaldi.

Siç duket nga pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ, disa përsona të komunitetit rom janë zënë me njëri-tjetrit, ndërsa dëgjohen edhe të qarat e një fëmijë që thërret herë pas here “O ma”.

Një grua është konfliktuar fillimisht me një djalë rreth të tridhjetave, ndërsa më pas vijnë edhe dy persona të tjera. Mendohet se shkak është bërë fakti që gruaja, e ëma e vajzës me triko bojëqiell, ka kapur “mat” të bijën duke pirë kafe me personin me stekë në dorë. Më pas vjen vëllai i vajzës, i cili e dhunon këtë të fundit në sy të vajzës së saj, e cila qan me ngashërim dhe e përplas me forcë në tokë./JOQ/

Raportuesi shprehet se kishte të paktën 10 minuta që vazhdonte sherri mes tyre, ndërsa policia nuk u duk në asnjë moment. Madje në pamje duket momenti kur një prej personave i konfliktuar telefonon policinë, por dhuna degjeneron më keq.

Sipas raportuesit, gruaja me triko bojëqiell është e ëma e vajzës që qan gjatë gjithë kohës dhe sheh se si daja i saj e rreh të ëmën. Mendohet se personi me stekë në dorë është kapur i ulur në kafe me gruan në fjalë, më pas vjen personi me xhup të kuq që rreh të motrën në sy të fëmijës.

loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *