Stine ‘gjuan’ live në emision Roza Latin, moderatorja kërkon menjëherë publicitet…

Postuar më: 15 February 2017 18:38

Ashtu siçnjoftoi ditë më parë, moderatorja Roza Lati  ne emisionin ‘Hangover’ të ditës së sotme ishte i ftuar ish i dashuri i saj, këngëtari e njohur Stine.

Një përballje që rrallë herë ndodh, dy ish të dashuruar takohen në ditën e madhe të Shën Valentinit, pa harruar faktin që njëri prej tyre është martuar dhe babai i një vajze të vogël.

Gjithçka ndodh brenda një emisioni  dhe për audiencën luhen të gjitha. Moderatorja, Roza Lati që njihet tashmë për guximin dhe sportivittetin e saj ka ftuar në emisoni ‘Hangover’ ishin e saj këngëtarin Stine.

Ato që nuk munguan ishin momentet e sikletit mes tyre. Një pyetje për këngën “Gëzuar Vitin e Ri”, bashkëpunim mes Stines dhe Big Bastës ka bërë këngëtarin të flaës troç.

“Këtë këngë e kam bërë sapo u ndava nga ti. Doja të të ktheja sërish”.

Ndonëse Roza ka vënë buzën në gaz, duket se ky ka qenë një ndër momentet më të sikletshme të saj, sa kërkoi menjëherë publicitet edhe pse nuk ishte momenti i duhur.

Tek pjesa e emisionin kur pyetjet nuk I bëjnë më prezantuesit e emisionit por publiku, Stine sërish u has me një sërë pyetjesh që në qendër kishin lidhjen e tij me Rozën. Megjithatë me sportivitet dhe sinqeritet ai nuk la asnjë pa përgjigje. Gjithashtu nuk la pa përmendur as dashurinë për partneren e tij prej disa vitesh, Gracielën, me të cilën së fundmi janë bërë prindër për herë të parë me vajzën Estia.

“Ke mundur ta harrosh dashurinë e parë?”, pyeste dikush. “Përderisa gjeta një të dytë, normalisht që po!” është përgjigjur Stine, duke shtuar se është totalisht i dashuruar me të ëmën e vajzës së tij Estia.

loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *