Shafrani i Indisë, tetë arsye përse bën mirë

Postuar më: 17 February 2017 09:48

shafranShafrani i Indisë përveçse iu jep një shije të shkëlqyeshme gatimeve të ndryshme, veçanërisht mishit, duhet të konsumohet akoma më shumë sepse studime të shumta kanë evidentuar se përmban vlera të larta ushqyese, në vitamina dhe minerale

Ka shumë veti, por ndër më kryesoret, erëza e njohur si shafrani i Indisë, mban metabolizmin aktiv, ndihmon në tretjen e shumë ushqimeve të yndyrshme, ka veti anti-inflamatore dhe antitumorale. E konsideruar si koncentrat ushqyes, është kjo arsyeja përse nuk duhet të mungojë kurrë në listën e erëzave që përdorni. E futur së fundmi edhe në gatimet e kuzhinës tonë, shafrani i Indisë përveçse iu jep një shije të shkëlqyeshme gatimeve të ndryshme, veçanërisht mishit, duhet të konsumohet akoma më shumë sepse studime të shumta kanë evidentuar se përmban vlera të larta ushqyese.

Së pari, ka veti antitumorale.

Kur flasim për përfitimet shëndetësore që marrim duke konsumuar këtë erëz, shafranin e Indisë, pak pikant dhe disi i hidhur, duhet të përmendim se është në gjendje të përthithë radikalet e lira, përgjegjës për plakjen qelizore.  Por sikur të mos mjaftonte kjo, falë vetive anti-inflamatore, shafrani i Indisë apo i njohur edhe si kurkuma ndihmon kundër tumoreve të ndryshme. Sipas një studimi të publikuar në “Cancer Research” konsumimi i kësaj erëze jo vetëm që shkatërron qelizat kancerogjene, por edhe frenon rritjen e qelizave kancerogjene te personat me tumor.

Së dyti, shmang formimin e substancave kancerogjene.

Sipas një studimi të fundit, kurkuma është në gjendje të reduktojë prodhimin e amineve heterociklike, substanca kancerogjene të rrezikshme për shëndetin, të cilat prodhohen kur mishi gatuhet në zgarë. Ndaj dhe për të frenuar prodhimin e kësaj substance kancerogjene, këshillohet që mishi para të gatuhet mishi në zgarë të lyhet me këtë erëz.

Së treti, kurkuma fuqizon antioksidantët.

Një studim i vitit 2008 tregoi se shafrani i Indisë rrit prodhimin e beta-karotenit, një pigment bimor që i përket familjes së karotenoideve. Kjo është arsyeja pse kombinimi i kësaj supererëze sidomos me perime të pasura me beta-karroten (të tilla si kungulli dhe karota) fuqizon efektin e antioksidantëve, duke luftuar fillimin e radikaleve të lira.

Së katërti, kurkuma është burim i mirë i vitaminave dhe mineraleve.

Mjaftojnë dy lugë çaji kurkuma për të furnizuar organizmin tonë me 17% magnez dhe 10% hekur, sasia ditore e mjaftueshme për të dyja këto minerale, shto këtu edhe minerale dhe vitamina të tjera sikurse janë vitamina B6 (5%), fibra (4%), bakër dhe kalium (secila 3%).

Së pesti, kurkuma ka veti anti-inflamatore.

E përdorur brez pas brezi në kuzhinën tradicionale kineze si kurë popullore kundër inflamacionit, për të kuruar dhembjet e kyçeve, kolitin dhe hepatitet, në fakt kjo erëz ka fuqi terapeutike kundër inflamacioneve të ndryshme. Madje kjo erëz është në gjendje të trajtojë edhe patologji të tjera sikurse janë Alzhaimeri, sëmundjet kardiake dhe diabetin.

Së gjashti, me kurkuma kundër sëmundjeve të lëkurës.

Edhe pse deri tani vazhdon të jetë akoma në fazë testimi, rezultatet e studimeve të deritanishme evidentojnë efikasitetin në trajtimin e problemeve të lëkurës dhe kundër plakjes.

Së shtati, kurkuma edhe kundër helmimit nga alkooli.

Edhe pse nuk parandalon dehjen, është evidentuar se në rast se shtoni pak nga kjo erëz në disa nga gatimet tuaja, ndihmon të reduktohen dëmtimet në mëlçi dhe tru, të cilat vijnë si shkak i konsumimit të shumtë të alkoolit.

Së teti, kombinoni kurkumën me piper.

Për të rritur efektin e kurkumës dhe aktivizimin e funksioneve anti-inflamatore në organizëm, duhet të kombinoni këtë erëz me piperin e zi. Studime të shumta kanë evidentuar se piperi përmban substanca që rrisin aftësinë që gjaku të përthithë vitaminat dhe mineralet e kurkumës deri në 2000 për qind.

loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *