Protesta e PD-së, Lulzim Basha merr mbështetje nga kongresmeni i SHBA

Postuar më: 17 February 2017 20:28

basha

Kur edhe disa orë na ndajnë nga protesta e njoftuar nga Partia Demokratike prej disa javësh, një mbështetje për opozitën vjen nga përtej oqeanit. Këtë e ka njoftuar kreu i PD-së, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Kryedemokrati përcjell mesazhin e përkrahjes që i është paraqitur nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën, Kongresmeni Dana Rohrabacher, për protestën e nesërme.

“Të dashur bashkqytetarë, Nga Kongresi i Shteteve te Bashkuara mua dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë na vjen ky mesazh përkrahje përpara protestës së nesërme nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën, Kongresmeni Dana Rohrabacher”, shkruan kryedemokrati Basha, ndërsa përcjell edhe mesazhin e marrë.

Kongresmeni thotë se mbështesin fuqimisht përpjekjet e qytetarëve shqiptarë në betejën e tyre të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“I dashur Lulzim,
Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e qytetarëve shqiptarë dhe betejën e tyre të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Populli shqiptar duhet ta dijë se do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë në kauzën e tij për liri dhe demokraci, shtet të së drejtës dhe liri njerëzore.
Përzemërsisht,
Dana Rohrabacher”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *