Policia i druhet provokimit? Blutë: Nuk kemi informacione

Postuar më: 17 February 2017 11:23

Policia e Tiranës druhet se gjatë protestës së opozitës mund të ketë provokime.

Burime të News24 thonë se Policia e Tiranës ka dhënë leje për zhvillimin e protestës nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

Vetë PD në fakt ka kërkaur orar për nisjen e protestës, jo për mbylljen e saj.

Policia e Tiranës bëri me dije se masat do jenë si në protestat e shkuara, ku kordoni i parë do jetë me efektive femra.

Ndërkohë kryeministria ka nisur të bëhet gati për protestën, pasi është mbuluar markiza e vendosur nga Rama.

Ekziston frika se protestuesit mund të qëllojnë me domate e vezë.

Ndërkohë Partia Demokratike reagoi pas këtij lajmi.

“PD deklaron se protesta nesër do të nisë në orën 12:00 dhe nuk ka të përcaktuar orar përfundimi. PD hedh poshtë çdo insinuatë të dalë në media me burime anonime, sikur do ketë skenar për të provokuar policinë”, thuhet në deklaratë.

Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha doli me një deklaratë.

“Protesta e nesërme është bashkimi më i madh i qytetarëve kundër padrejtësisë, kundër keqqeverisjes, kundër varfërisë. Nesër do të marrin pjesë të gjithë qytetarët, gra, burra, të reja, të rinj, pensionistë, familjarë, studentë, gjimnaziste dhe intelektuale, njerez te artit, kulturës e sportit, te papune e sipermarres, fermere dhe punetore.

Nga ky bashkim i madh kanë frike vetem ata qe duan t’i mbajne shqiptaret te nenshtruar. Ndaj kane filluar te shpifin e të gënjejne për protestën.

Mos i besoni tamtamet e qeverisë, mos i besoni ata që kanë katër vjet që ju gënjejnë për punësimin, për shëndetësinë falas, për mirëqenien tuaj.

Ejani në protestë bashkë me familjarët tuaj, siç do bëjmë të gjithë. Forca jonë nuk është dhuna, por bashkimi, kurajo dhe ëndrrat që kemi për të ardhmen,” tha Basha.

Kurse Top Channel raporton se megjithëse nuk ka informacione për trazira apo provokim të forcave të policisë, uniformat blu të kryeqytetit kanë marrë masa për mbarëvajtjen e prostestës së opozitës, që do të zhvillohet mesditën e së shtunës.

Rreth 1 mijë efektivë të komisariateve dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë në terren për tubimin që është parashikuar të nisë në orën 12.

Policia njoftoi se si rrjedhojë e kësaj marshim-proteste do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kryqëzimeve që lidhen me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *