Një ‘thumbim’ pikant për Nokën, por shihni Braçen në opozitë

Postuar më: 17 February 2017 10:22

brace nokaDita e djeshme u dominua nga lajmet mbi tensionet në sallën e Kuvendit, ku deputeti demokrat, Flamur Noka sulmoi kolegun e tij socialist, Erion Braçe, pasi ky i fundit ofendoi ish-kryeministrin Sali Berisha.

Deputetja socialiste, Ledi Shamku bëri një postim në FB pas përjashtimit të Nokës nga Kuvendi.

“Jo, Flamur, ti nuk je “armik politik”, siç e quajte veten. Fjala politikë ka në rrënjë të saj fjalën “polis” – qytet. Dhe qytetet kanë qytetërim. Në këtë kuptim, ti je bash antipolitik.

Të kisha dy metra larg sot, kur zgjodhe (si përherë xhanëm) të përdorje duart në vend të fjalëve; krahun në vend të mendjes.

I kemi ca miliona vjet ne njerëzit që kemi zbritë nga pema dhe kemi mësuar të flasim. U përjashtove si antipolitik, si armik i qytetërimit, mqs don patjetër ta quash veten armik. Së paku ta dish armiku i kujt je!”, shkruan Shamku.

Megjithatë demokratët dhe disa media shkruajnë se edhe deputeti Braçe duhej të ishte përjashtuar për gjuhën e tij fyese.

Madje disa portale kanë rikujtuar se si Braçe e ka përdorur vazhdimisht gjuhën fyese, edhe kur ishte në opozitë, duke publikuar videon e mëposhtme.


Erjon Brace duke share me fjalor rruge ne Kuvend by news-al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *