Lulzim Basha: Më 18 shkurt manifestim kundër Qeverisë në Tiranë

Postuar më: 01 February 2017 19:38

image245-800x534Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ftuar qytetarët të dalin në protesta më 18 shkurt në Tiranë për të kundërshtuar arrogancën, vjedhjen dhe abuzimin qeveritar.

Në një status në Facebook, kreu i demokratëve thekson se qytetarët do të mblidhen për të mbrojtur lirinë e votës.

“I ftoj të gjithë bashkëqytetarët në një manifestim kundër qeverisë më 18 shkurt, në Tiranë. Të protestojmë bashkë kundër padrejtësive dhe varfërisë, kundër shëndetësisë që lëngon dhe arsimit të shkatërruar, kundër arrogancës dhe shtypjes qeveritare, kundër drogës, krimit dhe kriminelëve në politikë. Të mbrojmë lirinë për të zgjedhur dhe të tregojmë vendosmërinë për të ruajtur votën. Vetëm me kurajo dhe vendosmëri mund ta kthejmë pushtetin tek njerëzit”,- shkruan në Facebook kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *