Llalla: Kemi nisur hetimet për akuzat e Manjanit ndaj Ramës

Postuar më: 02 February 2017 21:14

rama-manjani-e14767921966421Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet kryesisht ndaj Kryeministrit Edi Rama për falsifikim të dokumenteve shtetërore.

Këtë fakt e ka konfirmuar vet kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili gjatë një interviste në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut tha se hetimi nisi pas deklaratës së ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

“Po, ka nisur hetimi kryesisht”,- u shpreh Llalla.

Ylli Manjani deklaroi tre ditë më parë se Kryeministri Edi Rama merr vendime pa bërë fare mbledhje qeverie. Tashmë prokurori do të duhet të sekuestrojë dokumentacionin e mbledhjeve të qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *